Marcelo lë shenja largimi nga Madridi

Futboll

Marcelo lë shenja largimi nga Madridi

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:30
Marcelo

Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo i ka habitur të gjithë duke u shfaqur sot në qendrën stërvitore të Real Madrid.

Ai ndërpreu pushimet në gjysmë për t’u rikthyer në Madrid dhe t’i përshëndesë bashkëlojtarët, si dhe trajnerin e ri, Julen Lopetegui.

Marcelo u pa brenda qendrës stërvitore dhe nuk deshi të ndalej të fliste para gazetarëve. Ai u pa duke biseduar me Lopetegui, të cilin e takoi për herë të parë.

Por, prezenca e Marcelos në qendrën stërvitore ka shkaktuar alarm në klub.

Mendohet se ai mund të largohet nga Real Madridi pas Cristiano Ronaldo, dhe khimi i tij para kohe në klub veçse i ka ndezur spekulimet.

Vetëm 24 orë pasi Cristiano Ronaldo u prezantuar si lojtar i Juventusit, portugezi i kërkoi klubit të ri ta blejë tashmë ish-bashkëlojtarin e tij në Madrid.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për Juventus, meqë Marcelo është pjesë e Madridit tash e 11 vjet dhe vitin e kaluar nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat