Shkupi ka mbyllur aventurën evropiane

Futboll

Shkupi ka mbyllur aventurën evropiane

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:52
Shkupi ka mbyllur aventurën evropiane

Shkupi ka mbyllur aventurën evropiane, por duke treguar se vërtet ka një ekip të madhe që mundë të mbahet edhe me gjigantët evropian. Dy ndeshje të luajtur ma skuadrën 54 herë kampione të Skocisë, Glasgow Rangers, ku Shkupi në asnjë moment nuk ishte skuadër indiferente, por shpesh herë edhe më e rrezikshme.

Në ndeshjen e sotme gjithçka filloi me matjen e forcave nga dy ekipet, duke rrezikuar portat me disa aksione të mira, ndërsa lufta më e madhe zhvillohej në mesfushë. Goditjen e parë e dërgoi Ilijoski në minutën e 16-të, ndërsa portieri MecGregor e dërgoi topin ën rivënie nga këndi. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani kishte disa shanse të njëpasnjëshme në intervalin e dy minutave, por për fat të keq për bardhekaltërit nuk kishte gol.

Shkupi në minutën e 35-të, beti pa shërbimet e Basilio Ndong, i cili u detyrua të lërë fushën shkaku i lëndimit, ndërsa në vend të tij luajti Shabani.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa edhe pjesa e dytë ishte me lojë identike që lufta më e madhe ishte në mesin e fushës. Të gjithë në stadium pritnin që së paku të shohin një gol, ndërsa më afër për të bërë këtë ishte Muarem i cili u gjet i vetëm para portierit MecGregor, por që në fund topi u devijua në rivënie këndore.

Deri në fund nuk kishte ndonjë kanosje më të rrezikshme, që në fund ndeshja të mbyllet me rezultatin 0:0, që Shkupin eliminon nga garat evropiane, pasi që në Glasgow kishte pësuar disfatë 2:0. Shkupi kështu tregoi se është gati tani më për sfidat e radhës që me shpresë edhe sezonin e ardhshëm të jetë përfaqësuese e ndeshjeve evropiane.

Shkupi: Zendeli, Tipuriç, Bilali, Muarem (Ismaili), Broja, Basilio (Shabani), Krivanjeva, Ilijoski, Vujçiç (S. Muharemi), Stojkoski dhe Adem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat