Gjyqtarët e Kosovës - pjesë e arenës ndërkombëtare

Futboll

Gjyqtarët e Kosovës - pjesë e arenës ndërkombëtare

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:55
Gjyqtarët e Kosovës - pjesë e arenës ndërkombëtare

Gjyqtarët e futbollit të Kosovës tashmë janë bërë pjesë e arenës ndërkombëtare. Pas dy tresheve me stemën e FIFA-s, janë një treshe e gjyqtarëve talent, të cilët patën rastin që në mesin e 130 gjyqtarëve nga mbarë bota të marrin pjesë në një turne më të madhin të futbollit që mbahet ne Francë për grup-moshat U-17 e U19, “Paris World Games”.  Në të vërtet ishte Valbon Hoxha kryesor me dy asistentët e tij Zgjim Rrahimi e Faton Jakupi prej 7 korikut deri më 14 korrik kanë ndarë drejtësinë në pesë ballafaqime dhe atë një ndeshje për grup moshën 17-vjeçare dhe 4 ndeshje për grup-moshën 19-vjeçare.

Në të gjitha këto ndeshje treshja e jonë e gjyqtarëve kanë treguar përfomancë jashtëzakonishtë të lartë, duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të madhe. Gjyqtarët tanë ndanë drejtësinë në ndeshjen e grup-moshës U-17 vjeçe ndërmjet Francës dhe Irakut. Më pastaj drejtuan dy ndeshje për grup-moshën U-19 sikur që ishin Mimosa Mada Sport (MDG) – AL Menaa(IRQ) dhe  US Sidi Ayad (ALG) – JSCPO Blanc (FRA). Gjatë qëndrimit 7 ditorë gjyqtarët tanë drejtuan edhe një ndeshje çerekfinale si JSCPO Blanc (FRA) – AL Menaa(IRQ)  dhe ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet  Mimosa Mada (MDG) – Lusaka Youth(ZAM). Treshja e jonë e prirë nga Valbon Hoxha i ndihmuar nga Zgjim Rrahimi e Faton Jakupi ishin nën llupën e kontrollorëve dhe vëzhguesve ndërkombëtar nga Anglia, Skocia dhe Gjermania.

Madje në një ndeshje vëzhgues i ndeshjes ishte gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s, z.Michel Vautrot nga Franca, ndërkaq në një ndeshje tjetër vëzhgues ishte Z.David Coote gjyqtar i Ligës Premiere. Gjyqtarët tanë lanë mbresa të mira, ndërsa vlerësimi i vëzhguesve ishte jashtëzakonisht i mirë dhe kjo jep shpresa se FFK-ja ka gjyqtarë të mirë dhe talent të gjykimit që me profesionalizëm mund ta prezantojnë FFK-në dhe gjyqtarët e Kosovës në mënyrën më të mirë dhe plotësisht dinjitoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat