Agjenti i Bonuccit takohet me PSG-në

Futboll

Agjenti i Bonuccit takohet me PSG-në

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:31
Leonardo Bonucci

Agjenti i Leonardo Bonuccit është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germainit, raportojnë mediat italiane, edhe pse thuhet se mbrojtësi nuk është i sigurt se dëshiron ta braktisë Milanin.

Qendërmbrojtësi italian është kapiteni dhe lojtari më i paguar i Milanit, të cilit iu bashkua nga Juventusi për 42 milionë euro verën e kaluar.

Megjithatë, ai po ashtu është ndër asetet më me vlerë të klubit dhe tani flitet se mund të ribashkohet me Gianluigi Buffonin në PSG.

Gazzetta dello Sport raporton se agjenti i tij Alessandro Lucci është takuar me PSG-në për kalimin e tij në Francë, dhe se tanimë është gjetur gjuhë e përbashkët për pagën e lojtarit.

Por, ai nuk është i sigurt se dëshiron të largohet nga klubi, sepse është duke pritur të shohë nëse Gjykata e Arbitrazhit për Sport do ta lejojë Milanin të kthehet në Evropa Ligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat