Sarri: Premier League, kampionati më i vështirë në botë

Futboll

Sarri: Premier League, kampionati më i vështirë në botë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:50
Sarri: Premier League, kampionati më i vështirë në botë

Maurizio Sarrin e pret një mision i vështirë në futbollin anglez. Ish trajneri i Napolit do ta drejtojë Chelsean. Ai vjen në vend të Antonio Contes, por me synime që ta ndërtojë një Chelsea të fuqishme dhe konkurruese në të gjitha garat për trofe. Chelseas, edicionin e kaluar nuk i shkoi ashtu siç kishte parashikuar, duke e zënë vendin e pestë me 70 pikë të grumbulluara në Premier League. “Është një nder të jem në Londër, të jem trajneri i Chelsea.

E di që do të jetë e vështirë, pasi ky është kampionati më i vështirë në botë, është më i komplikuar se Serie A, por dua që në fushë të imponoj lojën time”, tha trajneri i ri i skuadrës së kaltër, Sarri. Synimi i tij është që t’i bëjë të lumtur tifozët e Chelseat. “Dua që të argëtoj tifozët, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Sarri.  Si çdo klub tjetër edhe Chelsea ka synimet e saja që të përforcohet me lojtarë sa më të mirë. Qëllimi i Sarrit është që t’i ruajë më të mirët që ka aktualisht në klub. “Është e qartë se ne duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë, por të shohim se si do të evoluojë afati kalimtar në  ditët në vijim. Unë jam një trajner në fushë dhe jo një menaxher, jam një trajner që mërzitem nga afati kalimtar. Unë kam për detyrë të rris futbollistët”, tha Sarri.

Edicioni i ri në Premier League starton me 10 gusht, ndërsa Chelsea luan me 11 gusht në konak të Huddersfield-it.  Njohësit e futbollit parashikojnë një kampionat shumë interesant në Premier League dhe disa skuadra në luftë për titullin e kampionit.  Skuadra që pritet të luftojnë për titull janë, si Manchester City, Liverpooli, Manchester Utd, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat