Darmian në Seria A, agjenti i tij zbulon destinacionin

Futboll

Darmian në Seria A, agjenti i tij zbulon destinacionin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:48
Matteo Darmian

Matteo Darmian gjithnjë e më pranë Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë agjenti i mbrojtësit italian që në një intervistë të shkurtër për mediat ka pohuar kontaktet.

"Gjërat për Darmian po ecin shumë mirë",-ishte përgjigjja e tij.

Më pas, pasi kamerat ishin të fikura, ai i tha gazetarit të "Sportitalia" : 

"Ne jemi në një fazë të avancuar me Juventusin".-përfundoi Tullio Tinti.

Interes për Darmian kishte shfaqur dhe Interi, por duket se zyrtarizimi i tij tek Juventusi është thjeshtë çështje kohe. Tek Juventusi, Darmian do të zëvendësojë Alex Sandro, i cili është shumë pranë Paris Saint Germain.

Çmimi i kërkuar i Manchester Unitedit është 20 milionë euro dhe deri më tani Juventus ishin të përgatitur për të ofruar vetëm  13 milionë euro, por situata duket se ka ndryshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat