“Bild” zbulon: Bayern do të shesë mesfushorin…

Futboll

“Bild” zbulon: Bayern do të shesë mesfushorin…

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Sipas asaj që bën të ditur tabolidi gjerman “Bild”, Bayern Munich do të nxjerrë në shitje mesfushorin Arturo Vidal, duke qenë se pas marrjes së Leon Goretzka nga Schalke 04, nuk ka më vend për kilianin, që me shumë gjasa do të rikthehet në Itali.

Klubi, që është interesuar më shumë për ish-lojtarin e Juventus, është Napoli i Carlo Ancelotti, trajneri me të cilin Vidal ka punuar edhe te kampionët e Gjermanisë.

Krahas Napoli, duket se edhe Chelsea kërkon shërbimet e futbollistit, por në të dyja këto raste problem është paga e tij, pasi mesfushori i lindur në Santiago merr 8 milionë euro në vit, një pengesë domethënëse.

Gjithsesi, Vidal do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale me Bayern në qershorin e ardhshëm dhe kësisoj gjermanët nuk do të pretendojnë më shumë se 15 milionë euro, për të mos e humbur me kosto zero në verën e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat