Spalletti gjen fajtorin e humbjes së Inter ndaj Sion

Futboll

Spalletti gjen fajtorin e humbjes së Inter ndaj Sion

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:19
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti mendon se stërvitja e fortë që ka bërë Inter në ditët e fundit është fajtore për disfatën ndaj Sion.

Zikaltrit janë mposhtur 2-0 nga skuadra zvicerane mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore.

“Kundërshtarët tanë e meritonin fitoren, pasi e vumë re që në fillim se diferenca në nivelin e përgatitjes fizike ishte e madhe dhe kjo u shfaq në mbajtjen e topit. E harxhuam shpejt energjinë dhe vuajtëm.

“Bëmë dy seanca të rënda stërvitore dhe sot dukej qartë se nuk ishim të mprehtë.”

Miqësorja e radhës do të jetë ndaj ish-ekipit të Spalletti-t Zenit St Petersburg në Piza ditën e shtunë.

“Do të tregohemi më të kujdesshëm herën tjetër që të jemi më të freskët për ndeshjen e së shtunës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat