Emery nuk ndalet, kërkon edhe dy transferime tjera

Futboll

Emery nuk ndalet, kërkon edhe dy transferime tjera

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:23
Unai Emery

Unai Emery do të krijojë një Arsenal të fortë dhe konkurrues në edicionin e ri.

Sipas “Goal”, Emery ka kërkuar nga klubi që të transferojë edhe dy futbollistë tjerë.

Emrat e tyre nuk janë mësuar ende, derisa Emery ka rritur kërkesat e tij duke parë edhe forcimin e madh të klubeve tjera në Premierligë.

Deri më tani Arsenali ka transferuar këta lojtarë: Bernd Leno, Lucas Torreira, Sokratis Papastathopoulos, Stephan Lichtsteiner dhe Matteo Guendouzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat