Zola i bashkohet stafit të Sarrit te Chelsea

Futboll

Zola i bashkohet stafit të Sarrit te Chelsea

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 06:37
Chelsea ka konfirmuar zytarisht se ka emëruar Gianfranco Zolan në pozitën e asistentit të menaxherit, Maurizio Sarri.

Ashtu siç ishte pritur, Chelsea ka konfirmuar zytarisht se ka emëruar Gianfranco Zolan në pozitën e asistentit të menaxherit, Maurizio Sarri.

Sarri shënoi tri vjet kontratë me Chelsean dhe u prezantua në media ditë më parë.

Zola ishte i gatshëm të nënshkruante tash e sa kohë dhe konfirmimi erdhi pasi ekipi fluturoi drejt Australisë për turneun parasezonal.

“Për mua, është një gjë fantastike. Unë dua të punoj shuëm sepse do të jetë sfidë e vështirë, por jam i kënaqur që jam këtu dhe të punoj shumë me Maurizion që të jetë i suksesshëm”, u shpreh Zola.

Zola ishte lojtar i Chelseat për shtatë vjet, periudhë ku shënoi 80 gola dhe ndihmoi klubin të fitonte katër trofe të mëdha.

Gianfranco Zola e njeh mirë ambientin te Chelsea dhe pritet ta ndihmojë Sarrin në menaxhimin e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat