Klopp jep lajmin e keq për Oxlade-Chamberlain: Do të mungojë gjatë tërë stinorit

Futboll

Klopp jep lajmin e keq për Oxlade-Chamberlain: Do të mungojë gjatë tërë stinorit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:40
Oxlade-Chamberlain

Mesfushori anglez vështirë se do të arrijë të rikuperohet për të luajtur në këtë sezon me Liverpoolin.

Alex Oxlade-Chamberlain ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Romës, sezonin e shkuar.

Pas operimit të suksesshëm pak ditë pas lëndimit, ai ka nisur fazën e rehabilitimit, por sipas trajnerit Jurgen Klopp, do të duhet një mrekulli që ai të mund të luajë në sezonin që fillon pas pak javësh.

“Mendoj se ky është momenti i duhur për të njoftuar të gjithë se Oxlade-Chamberlain gjatë sezonit tjetër të gjithë fokusin do ta ketë te rikuperimi nga lëndimi”, ka thënë Klopp.

“Ne e kemi ditur se lëndimi i tij ka qenë shumë serioz menjëherë pas ndeshjes dhe pas operimit, e kemi kuptuar se sa do të mungojë”.

“Nëse Chamberlain ia del të luajë ndonjë ndeshje këtë sezon, do të ishte një bonus për ne, por nuk e besoj se do të ndodhë”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat