Interi këmbëngul për Vrsaljkon - Bota Sot
Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:25
Sime Vrsaljko

Mbrojtësi kroat i krahut të djathtë kërkohet me ngulm nga Luciano Spalletti.

Interi është duke punuar për përforcimin e skuadrës në mënyrë që të përballojnë ngarkesën përgjatë sezonit, pasi këtë vit do të jenë të angazhuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Spalletti ka nevojë edhe për një mbrojtës të krahut të djathtë. Emrat janë të shumtë, por në krye të listës qëndron Sime Vrsaljko.

Kroati është zgjedhja e parë dhe një objektiv i bërë publik. Vetë Vrsaljko ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar tek Inter, ndërsa zikaltërit kanë paraqitur edhe ofertën e tyre.

Interi e kërkon lojtarin e Atletico Madridit në formë huazimi më të drejtë blerje për shumën e 17 milionë eurove dhe  një shumë 5-6 milionë euro gjatë periudhës së huazimit.

Tani pritet përgjigja e “Los Colchoneros”, të cilët pritet të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo ofertën e Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test