Napoli i Ancelotti-t rrezikon të mbetet pas stadium

Futboll

Napoli i Ancelotti-t rrezikon të mbetet pas stadium

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:33
Carlo Ancelotti

Ka një kuriozitet të madhe në lidhje me Napoli-n e ri të Carlo Ancelotti-t, me emrat e Di Maria, Benzema dhe Cavani që kanë ndezur ëndrrat e tifozëve. Por në qendër të vëmendjes është çështja që ka lidhje me stadiumin “San Paolo” dhe mundësinë shqetësuese që Napoli të mos mund t’i luajë ndeshjet e shtëpisë në “tempullin” e tij të futbollit.

Situata e “San Paolo” dihet prej kohësh. Ndenjëset e impiantit nuk janë brenda normave dhe, për këtë arsye, ndeshjet e Champions League dhe të Serisë A mund të mos zhvillohen aty. Kështu, Napoli ka nisur vrapin kundër kohës për instalimin e 16 mijë ndenjësve të reja, të cilat duhej të ishin zëvendësuar brenda fundit të 2017-ës nga bashkia, sipas Napoli-t.

Për momentin situata është kaotike dhe Napoli nuk përmbush kushtet për të pritur ndeshjet që skuadra do të luajë në shtëpi. “Deri më sot nuk është bërë asgjë dhe nuk i përmbushim kushtet për të luajtur këtu”, ka thënë Alessandro Formisano, menaxher i klubit të Aurelio De Laurentiis.

Rreziku që lojtarët e Ancelotti të luajnë në Palermo është real: “Edhe këtë vit jemi regjistruar në Palermo. Por urojmë që të kthehemi në Napoli para fillimit të kompeticioneve. UEFA pret ndërrimin e ndenjësve, të cilat nuk përmbushin normat e tyre dhe të Lega-s”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat