KF Feronikeli nuk ka mbaruar ende me përforcime! Ata zyrtarizojnë përforcimin e ri, mbrojtësin Prince Balde.
“Balde është futbollisti nga Liberia, i cili është transferuar tek Feronikeli. Ndonëse vetëm 20- vjeçarë, megjithatë ka treguar talent nëpër skuadrat për të cilat ka luajtur prejse është bërë pjesë e futbollist profesionist.
Para se të transferohej nga klubi ynë, Balde ka qenë njëri ndër mbrojtësit kyç në Monrovia Club Breweries FC, në Liberi”, bëhet e ditur nga klubi nga Drenasi. "Përforcimi tjetër është Nicholas Andrews. Andrews luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Liberia, ku edhe deri tash ka zhvilluar aktivitetin si futbollist profesionist, për të vazhduar këtë stinor që të mbrojë ngjyrat e Feronikelit", bëhet e ditur nga klubi.