Në garë për Willianin

Futboll

Në garë për Willianin

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:28
Në garë për Willianin

Dy klubet e mëdha evropiane, Barcelona dhe Manchester United janë të interesuara për sulmuesin e Chelseas, Willian, raportojnë mediat e huaja.

Braziliani duket se nuk është i kënaqur tek “Blutë” e Londrës dhe preferon një aventure të re në Kontinentin e Vjetër. Barcelona dhe “Djajtë e Kuq” janë duke bërë garë të ashpër për transferimin e brazilianit.

Willian sezonin e kaluar me Antonio Conten tek Chelsea, nuk ka luajtur shumë, andaj braziliani kërkon një skuadër ku mund të luajë më shumë.

Siç raportohet, Willian shumë shpejtë mund të behët me klub të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat