Prishtina e pafat në penallti, merr fund ëndrra e kryeqytetasve

Futboll

Prishtina e pafat në penallti, merr fund ëndrra e kryeqytetasve

Nga: D.RR Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:47
Pamje nga një ndeshje

Penalltitë të kobshme për Prishtinën Prishtina e pafat dhe eliminohet nga garat evropiane.

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë mundet me penallti me rezultat 5:4 nga Fola Esch nga Luksemburgu, pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 0:0.

120' Fituesi do të përcaktohet nga penalltitë.

99' Boshnjaku në vend të Ahmetit.

96' Po vërhet lodhja e lojtarëve të Prishtinës.

90+4' Përfundon koha e rregullt, do të kemi vazhdime.

85' Ende ndeshja me rezultat 0-0. Nëse përfundon koha e rregullt kështu, atëherë do të kemi vazhdime dy herë nga 15 minuta.

82' Vetëm një zëvendësim për Prishtinën deri në këto minuta.

74' Tani edhe Fola po kundërpërgjigjet me sulme të vazhdueshme.

67' Rast i mirë për Prishtinën, por Korenica i pafat.

55' Prishtina më sulmuese në fillimin e pjesës së dytë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45+2 Meriton Korenica huq një rast ideal, i cili nga afërsia gjuajti mbi portë.  

45' Lojë e baraspeshuar, me pak raste.

43' Prishtina pati një mundësi për të rrezikuar, por lojtarët e saj u treguan të ngathët.

41' Lojë mjaft energjike, Prishtina duket mjaft e rrezikshme, por dot që të shënojnë.

37' Pa gola, prishtina orvatet të shënojë sa më parë sepse barazimi (0:0) e dërgon në vazhdime.

31' Lojë  me ritëm,  Prishtina më kërkuese por edhe Fola mjaft e rrezikshme.

28' Nuk ka gola, lojë e mirë nga të dyja palët.

25’ Makenda në pozitë të mirë, megjithatë i mungoi fati dhe mysafirët shpëtuan.

25’ Loja më e gjallë, aksione më të shpejta, por edhe rastet nuk mungojnë. Fola duket mjaft energjike dhe e mban në presion Prishtinën.

20’ Meriton Korenica nga rreth 22 metra goditi por plogësht dhe drejt në duart e portierit të Fola-s, Hym.

16’ Rasti i parë, Dikaba me kokë gjuajti fortë por portieri Visar Bekaj me mund të madh dëboi topin në korrne.  

13' Lojë jo e pëlqyeshme, te dyja ekipet mundohet për të rrezikuar, por sulmuesit nuk po tregohen aq të shkathët.

9' Nuk ka raste, nuk ka gola, ende 0:0.

7’ Prishtina po has në vështirësi në minutat e para të sfidës.

4' Nuk ka asnjë rast, lojë mesatare. Prishtina tenton që të sulmojë.

Filloi ndeshja.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Prishtina – Fola.

Takimi nis nga ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë.

Kujtojmë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0 me 0.

Prishtina: Bekaj/ Thaci; Arago, Dallku, Haliti, Korenica, Jasharoski, Makenda, Khalid, Mustafa dhe Ahmeti

Fola: Hym/ Dikaba, Bernard, Corral, Mharemovic, Hadji, Saiti, Laterza, Kirch, Klapp dhe Chrappan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat