Vjen oferta e parë për përzgjedhësin kroat

Futboll

Vjen oferta e parë për përzgjedhësin kroat

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:35
Vjen oferta e parë për përzgjedhësin kroat

Nga i panjohur, në një ndër më të kërkuarit. Përzgjedhësi nënkampion bote ka nisur të joshet nga klubet e para. Përzgjedhësi i Kroacisë, i cili ka një marrëveshje parimore me Federatën Kroate (aktualisht përfiton 500 mijë euro në vit), kërkohet në Kinë dhe Korenë e Jugut. Dhe në Azi janë gati të bëjnë çmendurira, duke i ofruar një kontratë deri në 5 milionë euro në vit. Sigurisht që 51-vjeçari do ta marrë me qetësi gjithë këtë interes, pasi interes për të kanë shfaqur edhe në Angli.

Por as presidenti i Federatës Kroate, Davor Shuker, nuk është dorëzuar. Ai mund të vendosë që t’ia dyfishojë rrogën trajnerit, edhe pse është i ndërgjegjshëm se sërish do ta ketë të vështirë për ta bindur. “Do të flasim pas pushimeve”, tha Shuker, duke e dribluar këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat