Alisson i bashkohet Liverpoolit

Futboll

Alisson i bashkohet Liverpoolit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:17
Alisson Becker

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker.

Pak minuta pasi Roma falënderoi portierin brazilian për kontributin e dhënë te skuadra nga kryeqyteti italian, ka ardhur njoftimi i Liverpoolit, se Alisson Becker do të jetë ‘The Reds’ nga sezoni i ri.

“Liverpool ka kompletuar transferimin portierit Alisson Becker nga Roma’, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

“Jam me të vërtetë i lumtur, është një ëndërr e realizuar që vesh fanellën e këtij klubi prestigjioz”, ka thënë Becker për faqen zyrtare të Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat