Alisson zbulon mesazhin që ka pranuar nga Salah para se të transferohej te Liverpooli

Futboll

Alisson zbulon mesazhin që ka pranuar nga Salah para se të transferohej te Liverpooli

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:46
Alisson Becker

Portieri brazilian mbrëmë është zyrtarizuar si futbollist i skuadrës nga Premier Liga.

Liverpooli ka thyer rekord, duke bërë blerjen më të shtrenjtë në histori për një portier, pasi i ka paguar Romës 75 milionë euro për Alisson Becker.

Braziliani pasi kaloi testet mjekësore u prezantua si futbollist i “The Reds”. Alisson tregoi një detaj interesant gjatë prezantimit, ku kishte pranuar një mesazh nga Mohamed Salah, me të cilin kishte luajtur te Roma dhe tani do të bëhen sërish bashkëlojtarë te Liverpool.

“Salah? Nuk kemi pasur shumë kontakte pas largimit të tij nga Roma. U takuam përsëri në lojë kur ishim kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve”.

“Dje ai më dërgoi një mesazh ku shkruante: ‘Hej, çfarë po priet?’ Ndërsa negociatat ishin në një fazë të avancuar, menjëherë iu përgjigja atij duke thënë: ‘Qetësohu, jam rrugës’”, ka thënë Alisson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat