Pas shkarkimit, Conte ngre padi ndaj Chelseat

Futboll

Pas shkarkimit, Conte ngre padi ndaj Chelseat

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:37
Antonio Conte

Trajneri italian nuk është ndarë i kënaqur me mënyrën sesi është larguar nga blutë.

Raporti mes Antonio Contes dhe Chelseat ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe me shumë gjasa do të përfundojë në gjykatë.

Sipas raportimeve nga Anglia, Conte është gati ta çojë çështjen në gjykatë duke i kërkuar dëmet Chelseat.

Përveç pagës prej 9 milionë funtesh të këtij sezoni që italiani ishte nën kontratë me Blutë, Conte synon të dëmshpërblehet nga Roman Abramovich.

Conte në gjykatë do të kapet me faktin se koha për t’i komunikuar shkarkimin ishte shumë e gjatë plot 55 ditë pas përfundimit të finales së Kupës FA, ku Chelsea mposhti Manchester United duke fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në ishull.

Madje italiani e drejtoi skuadrën edhe në seancat e para të sezonit të ri dhe nëse Abramovich do t’ia kishte komunikuar shkarkimin që në fund të sezonit të kaluar atëherë Conte mund të zgjidhte kontratën me Chelsean me konsensus dhe mund të gjente një klub të ri, ndërsa tashmë duhet ta ndjekë fillimin e sezonit si i papunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat