Ibrahimovic zbulon prapaskena interesante me Mourinhon te Manchester United

Futboll

Ibrahimovic zbulon prapaskena interesante me Mourinhon te Manchester United

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:18
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic, tani lojtar i LA Galaxy, ka treguar se i kishte ofruar Manchester Unitedit të luajë pa para pasi u kthye nga lëndimi.

Sulmuesi suedez kishte pësuar një lëndim të ligamenteve gjatë sezonit të tij të parë me klubin anglez, gjatë të cili shënoi 28 gola. Ai nënshkroi kontratë të re me klubin pas lëndimit, por meqenëse nuk mund të luante si para lëndimit, Manchester United e liroi në mars, duke ia mundësuar atij t’iu bashkohet klubit amerikan.

“Diskutimi nuk ishte për kontratë apo për të fituar para, ishte e kundërta. Unë iu thashë, ‘Nuk dua pagë, mund ta mbani atë’,” ka thënë ai.

“Mendja mund të jetë gati por gjuri nuk ishte. Pas lëndimit, i thashë vetes ‘Unë nuk jam ende i gatshëm’. Ata kishin një Zlatan më herët. Pas lëndimit, nuk isha i gatshëm të jem ai Zlatan përsëri”.

“Kur zgjedhesha për ndonjë lojë, i thoja trajnerit: ‘Dëgjo, nuk jam gati. Nuk dua të të zhgënjej. Kisha respekt për bashkëlojtarët dhe trajnerin. Zgjedh dikë që mund të bëjë një punë më të mirë.’ Unë u ngrita dhe e bëra këtë, edhe pse jam Zlatan.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat