Zyrtare: Drita e transferon sulmuesin Eri Lamçja

Futboll

Zyrtare: Drita e transferon sulmuesin Eri Lamçja

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:26
Drita e transferon sulmuesin Eri Lamçja

Kampionia e Kosovës Drita e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Luftëtarit, Eri Lamçja.

Klubi gjilanas ka njoftuar në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se e ka transferuar sulmuesin Eri Lamçja nga Luftëtari.

“Drita ka arritur marrëveshje me ish sulmuesin e FC Luftëtarit Eri Lamçja. Ne i urojmë mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë”, ka shkruar Drita në Facebook.

Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Elbasan vjen nga skuadra e Luftëtarit.

Në parë, ai ka qenë edhe pjesë e Teutës së Durrësit dhe Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat