Chelsea nuk heq dorë nga Hazardi

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga Hazardi

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:55
Chelsea nuk heq dorë nga Hazardi

Zërat mediatikë e vendosin atë në rrugën e transferimit drejt Real Madridit, por Chelsea nuk heq dorë nga ai dhe dëshiron që të qëndrojë në Londër. Ekipi blu ka prezantuar setin e tretë të uniformave zyrtare për sezonin 2018-2019 dhe belgu është një nga protagonistët e promovimit të saj.

Me shprehjen “Yellow is back” (kjo ngjyrë u bë legjendare në vitet ’60, ’80 dhe ’90), klubi anglez njoftoi në rrjetet sociale uniformën e saj të re. Për të ilustruar “tweet”-in, ata përdorën një fotografi në të cilën Eden Hazard është në plan të parë.

Në ditët e fundit, stacioni sportiv RMC tha se Real Madridi është shumë afër mbylljes së nënshkrimit me Courtois dhe Hazard, pasi negociatat kanë përparuar mirë. Me sa duket, ka një marrëveshje verbale të vetë lojtarit me udhëheqësit e të bardhëve. Por, mungon marrëveshja me Chelsea, klub i cili sot ka vendosur ta përfshijë atë në promovimin e fanellës së tretë, ndoshta si një mesazh për klubin nga Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat