Basha ndërron skuadër dhe kampionat

Futboll

Basha ndërron skuadër dhe kampionat

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 19:35
Basha ndërron skuadër dhe kampionat

Një ndër lojtarët më të dalluar si te Bari ashtu edhe te Kombëtarja shqiptare, është Migjen Basha, i cili me punën e palodhur, ka arritur të bëhet shembull për t’u ndjekur nga shumë lojtarë të rinj.

Ndër vite, Basha ka qenë pjesë e Barit në Itali, por mesa duket, aventurës së mesfushorit në kampionatin italian, i ka ardhur fundi. Ai do të largohet nga Gadishulli Apenin këtë verë, për të firmosur në Greqi, ku në ditët në vijim, pritet të kryejë vizitat mjekësore te skuadra Aris.

Ka qenë vetë futbollisti shqiptar, ai i cili në një prononcim për mediet është shprehur se ka firmosur një parakontratë me skuadrën e Arisit dhe se së shpejti do të shkojë për të kryer vizitat mjekësore.

“Kam nënshkruar një parakontratë me skuadrën e ngjitur në divizionin e parë, Aris Selanik. Do të shkoj të dielën për të kryer vizitat mjekësore. Nëse gjithçka shkon në rregull, do të bëhet zyrtare.

Aris ka ambicie dhe mund të mbështetet në një super tifozeri. Telefonova disa ish-shokë skuadre grekë dhe lojtarë shqiptarë që luajnë në Greqi. Kam pasur përshtypje pozitive për këtë klub”, tha mes të tjerash mesfushori shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat