Roma ska të ndalur, trasnferi i radhës është Malcom

Futboll

Roma ska të ndalur, trasnferi i radhës është Malcom

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:04
Malcom

Braziliani, Malcom është pajtuar të transferohet në Romë për sezonin e ardhshëm.

Lojtari i cili zgjoi interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane siç duket më në fund ka ka zgjedhur ekipin ku do të vazhdojë karrierën.

Malcom i cili pati një paraqitje të jashtëzakonshme sezonin që lamë pas në Francë, është pajtuar të transferohet tek ekipi Italian i Romës.

21-vjeçari iu bashkua Bordeaux-it nga ekipi Brazilian, Corinthians në janar 2016, dhe ka shënuar 23 gola në 96 ndeshje për klubin.

Roma pritet të paguaj rreth 32 milionë euro për lojtarin ndërsa vizitat mjekësore priten të kryhen në fundjavën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat