Lamtumirë Courtois, për portën e Chelsea garë mes Schmeichel dhe Hart

Futboll

Lamtumirë Courtois, për portën e Chelsea garë mes Schmeichel dhe Hart

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:12
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois afrohet gjithnjë e më shumë me skuadrën e Real Madrid, që duket se ka bindur blutë e Londrës për ta lënë të lirë portierin belg, pas ofertës prej 35 milionë eurosh që kanë bërë ditët e fundit.

Transferimi end enuk është zyrtarizuar nga palët, por mediat britanike konfirmojnë se drejtuesit e Chelsea kanë nisur të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin. Në garë për të mbrojtur portën e Chelsea janë danezi Peter Schmeichel, që luan me Leicester dhe Joe Hart, që aktualisht ndodhet me Manchester City.

Schmeichel duket favorit, duke qenë se skuadra e Leicester sapo nënshkroi një marrëveshje me portierin Danny Ward, që erdhi nga Liverpool. Ky transferim i jep “OK”-in portierit të kombëtares daneze të largohet nga Leicester dhe të transferohet në “Stanford Bridge” sezonin e ardhshëm.

Por edhe Joe Hart është një kandidat serioz, duke qenë se e njeh mirë Premier League, është ish-portieri i kombëtares britanike dhe kërkon një shans për sezonit të fundit zhgënjyes me West Wam. Aktualisht ai ndodhet në Amerikë në fazën përgatitore që po bën skuadra e Manchester City, që ka kartonin e lojtarit (5 milionë stërlina).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat