Milan shpenzon gjithçka për të marrë yllin e Real Madrid

Futboll

Milan shpenzon gjithçka për të marrë yllin e Real Madrid

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:18
Real Madrid

Pasi fitoi betejën me UEFA dhe siguroi të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, Milani ka nisur të ideojë skuadrën me të cilën do të luajë në Europë. Dhe për sulmin objektivi kryesor është francezi Karim Benzema, për të cilin drejtuesit kuqezinj janë gati të ofrojnë gjithçka. Madje kontaktet e para kanë nisur dhe lojtari që aktualisht luan me Real Madrid ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar në Milano, duke bërë edhe një bisedë paraprake me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili e mirëpret këtë transferim.

Problem mund të jetë shuma që Real do të kërkojë për të lënë të lirë sulmuesin 30-vjeçar, ndërkohë që dy javë më parë nga skuadra “merengues” u largua edhe Cristiano Ronaldo. Në rast se transferimi i francezit do të dështojë, atëherë kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthejnë në Serinë A sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, që Chelsea kërkon ta largojë, por jo pa paguar më parë 60 milionë euro. Ndoshta Milan do të bëjë ndonjë sakrificë në merkaton e verës, duke larguar ndonjë nga yjet e skuadrës për të arritur e objektivat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat