Ja sa miliona pagoi për tatimet Ronaldo, që t’i shpëtonte burgut në Spanjë

Futboll

Ja sa miliona pagoi për tatimet Ronaldo, që t’i shpëtonte burgut në Spanjë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:22
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po ndërpret çdo lidhje dhe çdo gjë që e bashkon me Spanjën.

Pasi ka nxjerrë në shitje të gjitha pronat e tij atje, sot radio spanjolle “Cadena Cope” ka bërë me dije se portugezi ka paguar 14 milionë euro për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes tatimore.

Ronaldo ka mbyllur gjyqin kundër tij, ku akuzohet për mashtrim me deklarimin e të ardhurave, me të cilin rrezikonte 2 vjet burg. Përveç shumës së lartpërmendur, Ronaldo do të paguajë edhe 5 milionë euro të tjera si gjoba dhe shpenzime.

Pas kësaj marrëveshje Ronaldo ndërpret çdo gjë që e lidh me shtetin spanjoll, madje raportohet se ai ka ndërprerë edhe punimet në një hotel që po ndërtonte në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat