Giroud drejt Atletiko Madridit

Futboll

Giroud drejt Atletiko Madridit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 14:17
Atletiko Madridi

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid është pranë transferimit të sulmuesit francez Olivier Giroud, që do të mbyllë pas vetëm 6 muajsh aventurën e tij me skuadrën e Chelsea.

Kampioni i botës me Francën pak ditë më parë është vënë në shënjestrën e skuadrës madrilene dhe sipas trajnerit Diego Simeone sulmuesi është i përshtatshëm për skemat e tij.

Kjo do të ishte lëvizja e dytë brenda 6 muajsh me destinacion nga Londra në Madrid për lojtarët e Chelsea, pasi në fillim të këtij viti u largua edhe sulmuesi spanjoll Diego Costa.

Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle, sipas së cilave sulmuesi francez, 18 ndeshje dhe 5 gola me Chelsea sezonin e fundit, do të largohet nga Londra pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri, që nuk e ka në planet e tij. 

Giroud do të ishte zëvendësuesi i Diego Costa dhe do të kishte mundësi të luante në Champions League sezonin tjetër me Atletico. 31-vjeçari pritet të shkojë në Madrid në formë huazimi për një vit, por Chelsea kërkon ta shesë përfundimisht, duke qenë se kontrata e francezit me me “blutë” e Londrës skadon verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat