Guardiola: Ky lojtar do të gabonte shumë nëse do të transferohej te City

Futboll

Guardiola: Ky lojtar do të gabonte shumë nëse do të transferohej te City

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:30
Pep Guardiola

Pep Guardiola e ka përshëndetur transferimin e Jorginho te Chelsea.

Mesfushori brazilian pas katër viteve në Napoli, këtë verë ndoqi rrugën e trajnerit Maurizio Sarri, duke iu bashkuar Chelseas të Londrës.

26 vjeçari para se të kalonte te Chelsea, kishte oferta edhe nga Manchester United dhe Manchester City.

Pep Guardiola, duke e komentuar këtë transferim ka thënë se Jorginho do të gabonte nëse do të vinte te City, duke e ditur se po e kërkon Sarri.

“Nuk jam i zhgënjyer për mos transferimin e tij. Ne u përpoqëm, por në fund të këshillës sime gjithmonë them se lojtarët mund të luajnë ku të duan”, ka deklaruar Guardiola.

“Për djalin, mund të kishte qenë gabim nëse do të vinte tek ne, duke e ditur se e dëshironte edhe Sarri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat