Përfundon baras drama në mes të Interit dhe Zenitit

Futboll

Përfundon baras drama në mes të Interit dhe Zenitit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:08
Foto nga ndeshja

Inter dhe Zenit kanë barazuar 3:3 në miqësoren e zhvilluar në Pisa, e cila prodhoi tre gola të jashtëzakonshëm

Ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në mes të Interit dhe Zenitit, ku secila skuadër shënoi nga tre gola.

Fillimisht Antonio Candreva shënoi një supergol në minutën e 16, por mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 27’ me anë të Noboa.

Inter rikthej epërsinë në minutën e 50 me golin e Icardit nga pika e bardhë, për rezultatin 2:1.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë dy gola të shpejtë. Në minutat 63 shënoi Robert Mak për 2:2, ndërsa Hermani shënoi për 2:3 në minutën e 73’të.

Por, sulmuesi argjentinas i transferuar gjatë kësaj vere, Lautaro Martinez shënoi për 3:3 në minutën e 75’, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat