Mediet në Spanjë zbulojnë lojtarin që do të marr fanellën me numër 7 te Real Madrid

Futboll

Mediet në Spanjë zbulojnë lojtarin që do të marr fanellën me numër 7 te Real Madrid

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:26
Cristiano Ronaldo

Me largimin e Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit numri 7 në fanellën e Real Madridit ka mbetur i lirë.

Kjo ka bërë që mediet në Spanjë këto ditë të parashtrojnë shpesh pyetjen se kush do të jetë pasardhësi i këtij numri, që mbart peshë të rëndë pas vete, kur dihen të arriturat e Cristiano Ronaldos te Real Madrid.

‘DiarioGol’ ka shkuar përtej duke pretenduar se e di pasardhësin e fanellës me numër 7 te ‘Los Blancos’.

Gazeta spanjolle raporton se Sergio Ramos ka zbuluar pasardhësin. Ai do të jetë Marco Asensio, talenti spanjoll i destinuar për t’u bërë një legjendë e Los Blancos.

Nuk është sekret se 22-vjeçari është një nga talentet më premtues të Real Madrid. Gjithsesi, për shkak të kompeticionit të madh te Real, ai sezonin e kaluar është aktivizuar shumicën e rasteve si një zëvendësues nga Zinedine Zidane.

Shumë është thënë se këtë numër mund ta mbajë edhe Eden Hazard nëse vendos të transferohet te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat