Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Futboll

Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 11:08
Andriy Shevchenko

Andriy Shevchenko është konfirmuar në krye të kombëtares së Ukrainës edhe për dy vite të tjera, duke shtyrë kontratën deri jnë vitin 2020.

Lajmin e konfirmojnë drejtuesit e Federats Ukrainse të Futbollit, që kanë bërë publike një deklaratë ku shprehen se Shevchenko dhe i gjithë stafi i tij janë konfirmuar në këtë detyrë deri në fund të Europianit 2020.

Shevchemnko e mori këtë detyrë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, por nuk arriti ta kualifikojë kombëtaren e Ukrainës në fazën finale. Pavarësisht kësaj, Federata Ukrainase e Futbollit ka vendosur ta mbajë talentin e futbollit të këtij vendin, duke i rinovuar kontratën, me shpresën që kombëtarja të jetë në fazën finale të Europianit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat