Cavani drejt Napolit, gjithçka mund të ndodhë

Futboll

Cavani drejt Napolit, gjithçka mund të ndodhë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 11:45
Cavani

Një ribashkim i Cavanit drejt me ish skuadrën e tij Napolin mund të ndodhë në këtë merkato verore.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Cavani është i gatshëm të ulet në një tavolin me drejtuesit e Napolit për të diskutuar rreth këtij rikthimi.

Mirëpo Napoli së pari duhet të gjejë një marrëveshje me skuadrën aktuale të sulmuesit urugajan, PSG e cila do ta lejonte Cavanin të largohet nga Parisi në këmbim të një vlere prej 55 milionë euro.

Ndërkoh kjo marrëveshje nuk do të mund të ndodh edhe pa aprovimin e Cavanit për të ulur pagën e tij, e cila momentalisht është rreth 12 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat