Malcolm zgjodhi Interin, por mund të përfundojë te Roma

Futboll

Malcolm zgjodhi Interin, por mund të përfundojë te Roma

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:12
Malcolm

Duket se Interi do të vazhdojë të bëjë goditje të rëndësishme në tregun e transferimeve, por po kufizohet shumë nga Fair Play Financiar

Sipas sportives franceze, L’Equipe, anësori i Bordeaux, Malcolm dëshiron që t’i bashkohet Romës në vend të Evertonit.

Interi kishte arritur një marrëveshe me 21 vjeçarin më herët gjatë verës, por klubi i tij nuk dëshiron të pranojë opsionin e huazimit, por të shitjes permanente dhe kjo duket të jetë ende në amulli.

Pas shitjes së Alissonit te Liverpooli për 72 milionë euro, Giallorosët shpejt tentuan të arrijnë një marrëveshje për anësorin brazilian.

Vet lojtari tashmë ka një kontratë të nënshkruar me Nerazzurët, por që nuk mund të hyjë në fuqi pa u transferuar te klubi zikaltër.

Roma si duket është më afër lojtarit dhe Bordeaux dëshiron ta lirojë atë për 40 milionë euro, e ka refuzuar propozimin e romakëve prej 35 milionë plus 3 milionë tjera në formë bonusesh.

Një marrëveshje mund të ndodhë në ditët në vijim, kurse Evertoni dhe Interi vazhdojnë të jenë në lojë, sidomos ekipi nga Meazza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat