Shabani shënon për fitoren bindëse te Rapperswil-it

Futboll

Shabani shënon për fitoren bindëse te Rapperswil-it

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:44
Shabani shënon për fitoren bindëse te Rapperswil-it

Futbollisti shqiptar, Egzon Shabani, e filloi edicionin e ri në mënyrë më të mirë të mundshme. Ai me skuadrën e Rapperswil-it, si vendas triumfuan me rezultat 3:0 kundër Schaffhausen-it, në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League).  Shabani shënoi për fitoren bindëse, duke iu gëzuar trepikëshit të madh në hapje të edicionit. Simani (36’), Shabani (65’) dhe Elmer (90’-nga penalltia) shënuan për ekipin e Rapperswil-it. Arijan Qollaku, Imran Bunjaku luajtën standardë dhe Asllan Demhasaj futet në lojë nga minuta e 79-të për Schaffhausen-in. Demhasaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+1. Për Rapperswil luajti standard Shabani deri në minutën e 80-të dhe Ilir Zenuni paraqitet nga minuta e 63-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat