Zyrtare: Superkupa e Spanjës zhvillohet më 12 gusht në Marok

Futboll

Zyrtare: Superkupa e Spanjës zhvillohet më 12 gusht në Marok

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 17:20
Barcelona fitoi dy trofetë sezonin e kaluar (Getty Images)

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se Superkupa e Spanjës në mes së Sevillas dhe Barcelonës do të luhet në Marok më 12 gusht.

Barcelona ka fituar në sezonin e fundit si titullin kampion të La Ligas ashtu edhe trofeun e Copa del Rey.

Megjithatë, në Superkupën e Spanjës katalunasit do të duhet të ndeshet me finalistin e Kupës, Sevillan.

Në një deklaratë në faqen e internetit, RFEF ka shpjeguar se kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 12 gusht në shtetin e Marokut.

Superkupa e Spanjës është paraparë të mbahet në Stade Ibn Battouta të Tangierit me fillim nga ora 22:00.

Kjo shënon ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të futbollit 2018-19 në Spanjë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Superkupa kësaj radhe do të zhvillohet me vetë një ndeshje në krahasim me të kaluarën ku zhvilloheshin dy.

Stadiumi mikpritës është përuruar në vitin 2011, ka pasur një kosto prej 80 milionë eurosh dhe ka kapacitet prej 45 mijë ulësesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat