Chelsea refuzon 180 milionë euro për Eden Hazard

Futboll

Chelsea refuzon 180 milionë euro për Eden Hazard

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:23
Eden Hazard

Chelsea ka ndërmend të pengojë me forcë kalimin e Eden Hazard te Real Madrid.

Trajneri i ri Maurizio Sarri ka deklaruar se belgu është pjesë thelbësore e planeve të tij dhe londinezët nuk kanë pranuar rreth 180 milionë euro që Real ka afruar për lojtarin, që spanjollët e kanë identifikuar si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo, që kaloi te Juventus për 100 milionë euro.

Përpara se të fillonte Kupa e Botës 2018, Hazard refuzoi ofertën për rinovimin e kontratës me Chelsea edhe pse “blutë” i ofruan 350 mijë euro në javë, duke e bërë futbollistin më të paguar në historinë e këtij klubi.

Hazard ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të shkuar te Real Madrid dhe aktualisht është me pushime sepse botërori i tij u mbyll vetëm në 14 korrik me vendin e tretë.

Megjithatë, Chelsea duket se do ta mbajë përtej vullnetit futbollistin për të cilin është interesuar edhe Barcelona, sepse klubi i Abramovich merr forcë nga kontrata që ka me numrin 10, e cila përfundon në qershor 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat