De Laurentiis për yllin e Napoli-t: Allegri është i dashuruar pas tij

Futboll

De Laurentiis për yllin e Napoli-t: Allegri është i dashuruar pas tij

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:03
Max Allegri

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis thotë se trajneri i Juventus Max Allegri është i dashuruar pas Marek Hamsik.

Kapiteni i Partenopei dukej sikur do të transferohej në Lindjen e Largët, por ka vendosur të qëndrojë për të punuar me trajnerin e ri Carlo Ancelotti.

“Në të shkuarën ka pasur oferta nga Milan, kur Allegri ishte trajner, dhe Juventus, kur Allegri ishte trajner,” shprehet De Laurentiis për Sky.

“Ai është i dashuruar pas Hamsik. Nuk kam besuar asnjëherë se do të shkonte në Kinë.”

Presidenti i Napolit gjithashtu pyetet për sulmuesin e Valencia-s, Rodrigo, për të cilin thuhet se është interesuar: “Ai është i mirë, por duhet t’i japim kohë Ancelotti-t të njihet me sulmin aktual.

“Do të mbërrijë një mbrojtës krahu.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat