Vëllai i Hazard largon më shumë transferimin te Real Madrid

Futboll

Vëllai i Hazard largon më shumë transferimin te Real Madrid

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 00:47
Eden Hazard

Kylian Hazard zbehur shanset dhe tratativat për një transferim të mundshëm të vëllait të tij, Eden, te Real Madrid. Vëllai dhe shoku i ekipit të Hazard te Chelsea, iu përgjigj pyetjes: ‘A mendon se ajo do të ishte lëvizja e duhur për Hazard?’ e publikuar nga llogaria në Instagram e “Best of Football”, shoqëruar me dy fotografi kur belgu shihet me fanellën e Real Madrid, duke mbajtur mbi shpinë numrin 7.

Një pyetje të cilës vëllai i Eden Hazard iu përgjigj me një meme me fytyrën e një njeriu me duart e kryqëzuara, si një sinjal refuzimi. Eden Hazard vijon pushimet pasi fitoi vendin e tretë me Belgjikën në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi. Vetë Eden dha sinjalin e mundësisë për tu larguar nga Chelsea, menjëherë pas Kupës së Botës, kur u citua nga Het Laastle Nieuws.

 

Do you think this would be the right move for @hazardeden_10 ??????????or?

A post shared by Football Soccer Futbol (@bestoffootball) on

“Pas 6 vitesh të shkëlqyera te Chelsea, mund të jetë koha për të gjetur diçka tjetër. Sidomos pas kësaj Kupe Bote. E ardhmja ime? Unë mund të vendos nëse dua të qëndroj ose të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar…”. Ndërkohë, në Angli, “Mirror” njofton se Chelsea nuk do ta shesë për 190 milionë euro. Ndërkohë në Belgjikë pretendojnë se Blutë e Londrës do të pranonin një ofertë për shitjen e Hazard dhe Courtois, për shumën e 255 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat