Maxhuni largohet nga Prishtina

Futboll

Maxhuni largohet nga Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:55
Maxhuni largohet nga Prishtina

Futbollisti Lorik Maxhuni përfundimisht largohet nga skuadra më e trofeshme, Prishtina. Maxhuni tha se ka kaluar periudhë të mirë me klubin bardhekaltër. Ai zhvilloi edhe ndeshjet e fundit me Prishtinën në garat kualifikuese në Europa League.

“Dy vite te Prishtina, kanë qenë vite shumë të mira. Dy vite me radhë në Europë,  vitin e parë nënkampion dhe fitues të Superkupës, kurse vitin e dytë fituam kupën e Kosovës dhe jemi nënkampion”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Kontrata ime me FC Prishtina ka mbaruar me përfundimin e garave ndërkombëtare. Falënderoj FC Prishtinën, si dhe tifogrupin ‘Plisat’ për përkrahjen e tyre”, theksoi ia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat