Ja sa kanë shpenzuar Man City dhe Man United në pesë vitet e fundit

Futboll

Ja sa kanë shpenzuar Man City dhe Man United në pesë vitet e fundit

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:37
Ilustrim

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit kanë shpenzuar shuma marramendëse për të përforcuar ekipet.

Manchester City dhe Manchester United janë mbretër në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Në pesë vitet e fundit, dy skuadrat e Premier Ligës kanë shpenzuar plot 1 miliard e 874 milionë euro për blerje futbollistësh. 

Që nga viti 2013, Manchester City ka investuar 1 miliard e 14 milionë euro, ndërsa United 860 milionë euro.

“Fajin” më të madh në këtë aspekt e kanë pikërisht trajnerët aktualë të këtyre dy skuadrave, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho. 

Që nga ardhja e Guardiolas në stol në vitin 2016, “Citizens” kanë shpenzuar 600 milionë euro, ndërsa “Djajtë e Kuq” shpenzuan 431,4 milionë euro që nga momenti kur në stol u ul Jose Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat