Çfarë ka blerë Ronaldo?

Futboll

Çfarë ka blerë Ronaldo?

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:25
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka blerë një makineri nga “NASA” për shifrën e 2 milionë eurove. Kjo pajise do ta ndihmojë 33 vjeçarin të stërvitet pa forcën e rëndesës.

Portugezi është transferuar te Juventus, dhe shumë e kanë kritikuar çmimin e tij për shkak edhe të moshës. Megjithatë, kjo nuk duket se përbën problem pasi përgjigjet e tij në fushë janë të kundërta me ato të kritikëve. Biografi i tij ka garantuar se ai do të shënojë plot 30 gola në Seria A. “Ka zakonin të menaxhojë energjitë e tij në fillim të sezonit dhe të japë më të mirën në fazën e fundit, atëherë kur fitohen trofetë, nuk do të ketë probleme të shënojë shumë në Itali”, ishte komenti i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat