Ribery i lënduar pasi u përplas me kokë në shtyllë

Futboll

Ribery i lënduar pasi u përplas me kokë në shtyllë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:38
Franck Ribery

Ylli i Bayern Munich do të mungojë për disa ditë në stërvitje pas një lëndimi në kokë.

Franck Ribery është dashur të braktiste para kohe stërvitjen e djeshme pasi është përplasur me kokë në shtyllë, ku është dashur intervenimi i menjëhershëm i stafit mjekësor.

Bayerni që po kryen fazën përgatitore në Bavari, nuk do të mund të llogarisë në yllin e skuadrës për disa ditë.

Megjithatë, lëndimi i Ribery nuk është shumë serioz dhe ai përmes një njoftimi në Twitter ka thënë që do të kthehet në kohë për sezonin e ri i cili fillon më 24 gusht.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar Ribery në Twitter pas incidentit.

“Tashmë jam duke u rikuperuar dhe do të kthehem në kohë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat