Maldini rikthehet te Milani

Futboll

Maldini rikthehet te Milani

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:21
Paolo Maldini

Paolo Maldini edhe zyrtarisht është rikthyer te Milani.

Legjenda e rosonerëve është rikthyer në ekipin e zemrës, tani për të marrë një rol drejtues.

Skuadra e Milanit përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar rikthimin e Paolo Maldinit.

Në njoftimin e Milanit thuhet se Maldini do të jetë drejtor për strategji në zhvillimin e sportit.

Kujtojmë se Maldini gjithë karrierën e ka kaluar në fanellën e Milanit, duke qenë lojtari më i madh në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat