Ja çfarë thotë ‘Fenomeni’ për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi

Futboll

Ja çfarë thotë ‘Fenomeni’ për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 00:55
Luis Nazario de Lima Ronaldo

Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, ka folur për kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventus.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë këtë verë për 105 milionë euro iu bashkua Juventusit nga Real Madrid.

Ky transferim sipas ‘Fenomenit’ do t’i bëjë mirë Serie A, duke shpresuar në rikthimin e futbollit italian në nivele të larta.

“Është gjë e mirë”, ka thënë fillimisht Ronaldo brazilian.

“Futbolli italian së fundi nuk ka kaluar momente të mira. Ne kemi nevojë që ata të kthehen, le të shpresojmë në rikthimin e spektaklit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat