Konfirmohet lëndimi i Sadikut, do të mungojë gjashtë muaj

Futboll

Konfirmohet lëndimi i Sadikut, do të mungojë gjashtë muaj

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:23
Armando Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është lënduar në ndeshjet miqësore të Levantes.

Viti 2018 mbyllet para kohë për Armando Sadikun.

Sulmuesi i Levantes, do të mungojë për gjashtë muajt e ardhshëm pasi ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Pas testeve të detajuara të kësaj të hënë u konstatua ajo që të gjithë kishin frikë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare.

Sadiku u lëndua në miqësoren me Heerenveen të shtunën e kaluar.

Mungesa e tij gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të ndihet shumë edhe në përfaqësuesen kuqezi në ndeshjen e Nations League që nisin në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat