Willian: Dua të luaj sërish për Mourinho

Futboll

Willian: Dua të luaj sërish për Mourinho

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:35
Willian: Dua të luaj sërish për Mourinho

Mesfushori brazilian Willian ka konfirmuar dëshirën e tij për të luajtur me Manchester United në të ardhmen dhe të ribashkohet me trajnerin që e solli në Premier League, portugezin Jose Mourinho. Lojtari erdhi 4 vite më parë te Chelsea, kur portugezi ishte trajner i Chelsea, ndaj dhe Mourinho kërkon që ta ketë sërish lojtarin në dispozicion, këtë herë te “djajtë e kuq”. Ka kohë që përflitet se United është i interesuar për të marrë Willian, por deri më tani asgjë nuk është konkretizuar, ndërkohë që merkato mbyllet pas 48 orësh.

Duke folur për “ESPN Brasil”, mesfushori i Chelsea, tha: “Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, bashkë kemi një marrëdhënie të mirë, jemi miq. Ndonjëherë edhe bisedojmë, shkëmbejmë mesazhe. Është një trajner i madh dhe realisht më pëlqen të punoj me të. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të punoj sërish me të. Unë nuk e di nëse Manchester do të bëjë ndonjë ofertë, por diçka kam dëgjuar. Unë di vetëm që Mourinho ka biseduar me agjentin tim dhe i ka kërkuar që unë të luaj me United”, tha Willian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat