Buffon: Superkupa s’do jetë trofeu im i fundit

Futboll

Buffon: Superkupa s’do jetë trofeu im i fundit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:55
Buffon: Superkupa s’do jetë trofeu im i fundit

Ka mbërritur në Francë vetëm një muaj më parë, por portiere Gigi Buffon ka treguar menjëherë klasin e tij, duke fituar edhe trofeun e parë me PSG-në skuadrën e tij të re, Superkupën. Edhe pse 40 vjeç, portieri italian shpreson që të bëjë një sezon fantastik me ekipin e tij të ri.

“3 sezonet e fundit e kam ndjekur më vëmendje atë që ka ndodhur te PSG-ja, kam biseduar me miqtë e mi Verratti e Sirigu para se të vija këtu. Ky është një ekip që ka hyrë në hartën Europiane vetëm 6 vitet e fundit, ndaj duhet punë për të qenë në elitën botërore”, tha Buffon.

Portieri italian shpreson që pas triumfit në Superkupë të korrë edhe të tjera trofe me PSG-në. “Unë shpresoj të jem kompetitiv dhe të ndihmoj skuadrën, por duhet që të gjithë të luajmë për të njëjtin qëllim. Duhet një grup i fortë për të vuajtur dhe fituar së bashku në çdo kompeticion”, tha Buffon.

Portieri jep një vlerësim për atë që do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, Mbappe: “Ka diçka speciale, është ndryshe nga të tjerët. Nëse qëndron i thejshtë dhe ka dëshirë të punojë e sakrifikojë, do të shkojë larg. Është si Pelè, Maradona apo si Messi e Ronaldo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat