Dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për familjarët dhe miqtë e ish presidentit Vokrri

Futboll

Dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për familjarët dhe miqtë e ish presidentit Vokrri

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:22
Dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për familjarët dhe miqtë e ish presidentit Vokrri

Në selinë e FFK-së presidentin Agim Ademi e vizituan axhallarët e ish-presidentit Fadfil Vokrri, Selatin e Muhamet Vokrri si dhe miku i Fadil Vokrrit dhe i FFK-së Ambroz Gega, të cilët e uruan dhe i dhanë përkrahje presidentit Ademi në rrugën e tij për të vazhduar dhe çuar përpara vizionin e Fadil Vokrrit. Ndërkaq, Gega me lot në sy evokoi kujtime nga e kaluara me ish presidentin Vokrri. E axha i Fadilit, Muhameti  tha se nuk ka njeri më adekuat se presidenti Ademi për të ndjekur rrugën e të ndjerit sepse ka qenë prej fillimit bashkudhëtar tij. Ndërkaq, Selatin Vokrri veç urimeve dhe përkrahjes pati një porosi për presidentin Ademi se duhet të jenë syçelë e këmbëngulës ai me bashkëpunëtorë në punën e tyre. Nga e tij presidenti Agim Ademi duke i falënderuar për urime dhe përkrahje tha: ”Dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për familjarët dhe miqtë e ish presidentit Vokrri sikur të ishte ai gjallë. Unë, KE dhe bashkëpunëtorët jemi të vendosur që me këmbëngulësi e fanatizëm ta vazhdojmë rrugën, projektet dhe vizionin e ish presidentit Vokrri, madje një pjesë e tyre veç janë realizuar dhe po realizohen gjithnjë e më shumë.  Për mua posti i presidentit nuk është thjeshtë një detyrë, por më shumë si mision për  të realizuar ato që kishin së objektiva me ish presdientin. Ne do të punojmë shumë që të gjitha sukseset të ja dedikojmë atij dhe do të bëjmë çmos që figura e tij të mos harrohet për asnjë moment dhe të mbahet gjallë fryma e tij pemës aktiviteteve dhe çmimeve të ndryshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat